Vladimir Putin shkon sot në Austri, në të parën vizitë në një vend të Bashkimit Europian në rreth një vit. Në një intervistë për mediat austriake, Presidenti tha se “Rusia nuk synon të ndajë Bashkimin Europian”. “Sa më shumë probleme në Union, aq më të mëdha janë rreziqet dhe pasiguritë tona”, – deklaroi shefi i Kremlinit. Ndërkaq, marrëdhëniet e Moskës me BE-në vijojnë të tensionuara, për shkak të rolit rus në krizat në Ukrainë e Siri.