Bota

Putin vlerëson vendimin për takimin Trump-Kim

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin vlerësoi liderët Donald Trump dhe Kim Jong për vendimin e tyre për t’u takuar. “Udhëheqja koreanoveriore ka ndërmarrë disa hapa të pashembullt për të lehtësuar tensionet. Trump gjithashtu ka marrë një vendim të guximshëm dhe të pjekur me planifikimin e takimit”, tha Putin. Ai theksoi se pret rezultate pozitive nga ky takim.