Showbiz

Qendra Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare: “Vala e pasgoditjeve po vjen duke u shuar por ja çfarë nuk përjashtohet”

Qendra Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare me anë të një postimi në rrjetin social Twitter u shpreh se vala e pasgoditjeve në Shqipëri po vjen duke u ulur por ato mund të vazhdojnë për javë të tëra.

Edhe pse gjithçka pritet të kthehet në gjendje normale shumë shpejt, nuk përjashtohet mundësia për një pasgoditje tjetër të fortë në javët apo muajt në vijim.

“Siç mund ta shohim, vala e pasgoditjeve të tërmetit që goditi Shqipërinë po vjen duke u shuar. Edhe pse një pasgoditje e fortë është gjithmonë e mundshme, përgjatë javëve/ muajve që pasojnë, aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal” ,-shkruan EMSC në postimin në Twitter.