Bota

Qendrat e refugjatëve, Juncker: BE nuk merr vendime për vendet e Afrikës!

Liderët e BE nuk duhet të jenë shumë të sigurtë, në vendimin e tyre për ngritjen e të ashtuquajturave ”platforma zbarkimi” për pritjen e emigrantëve në vendet e Afrikës së Veriut, pa i pyetur fillimisht ato. Kështu deklaroi presidenti i Komisionit Europian. Jean-Claude Juncker tha se në Bruksel nuk mund të merren vendime për vendet e Afrikës së Veriut”. Ai u kërkoi disa liderëve europianë të tregojnë vetëpërmbajtje lidhur me vendimet për qendrat pritëse të emigrantëve jashtë territorit të BE-së.