Fituesja e çmimit “Oscar”, Tatum O’Neal, zbuloi se ajo kishte kaluar në një mbidozë fatale të drogës tre vjet më parë që e çoi në një goditje në tru. Aktorja, e cila ka luftuar për një kohë të gjatë me abuzimin e substancave, e teproi me një ‘kombinim të ilaçeve kundër dhimbjeve, opiateve dhe morfinës’, të cilat e lanë atë në koma për gjashtë javë. 59-vjeçarja e cila kishte qenë e varur nga droga për 30-40 vitet e fundit tha për People se:
Për pak sa nuk vdiqa.
Djali i O’Neal, Kevin McEnroe, së bashku me vëllezërit e motrat e tij pranuan se mendonin se do të ishte hera e fundit që flisnin me nënën e tyre.
Ishte telefonata të cilën e kishim pritur gjithmonë. Ajo gjithashtu pati një arrest kardiak. Kishte raste që nuk mendonim se ajo do të mbijetonte.
Ylli i “Paper Moon” i ka kaluar vitet e fundit në qendra rehabilitimi, duke rimësuar si të lexojë, të shkruajë dhe duke punuar për të rifituar forcën dhe kujtesën e saj. Pas mbidozës, nëna e tre fëmijëve u gjet nga një mik në apartamentin e saj në Century City, Kaliforni dhe u dërgua me urgjencë në spital. Ajo u diagnostikua me afazi, një çrregullim që zakonisht ndodh pas një goditjeje në tru.