“Italianët kanë nevojë për më shumë punë dhe më pak korrupsion, dhe nuk duhet të fajësojnë BE-në për të gjitha problemet e brendshme të tyre“. Kjo ishte deklarata e Presidentit të Komisionit Evropian, pas formimit të qeverisë së re dhe betimit të saj. Nga Brukseli, Jean-Claude Juncker ftoi italianët gjithashtu të ndalonin pritjen e lëmoshave nga BE-ja për të shpëtuar rajonet më të varfra të vendit.