Lifestyle Showbiz

Qielli i ri i Kalifornisë, i pushtuar nga tymi i zjarreve, i kuq dhe portokalli si në planetin Mars

Dielli, që zakonisht lind çdo mëngjes, ra në gjumë të mërkurën.

Kjo është mënyra se si dukej e gjithë zona e Gjirit të Kalifornisë por jo vetëm, ndërsa tymi nga zjarret e panumërta të përziera me re dhe mjegull veshën qiellin dhe pothuajse gjithçka tjetër. I gjithë vendi dukej si të ishte brendja një filtri Instagrami ngjyrë portokalli të errët e të djegur. Disa njerëz thanë se u dukej sikur jetonin në planetin tjetër, në atë të kuqin ku NASA vazhdon dhe bën kërkime të shumta (Marsin).

Të tjerët thanë se ishte si një eklips diellor, por më i gjatë, ose apokalipsi, por më pak biblik. Disa e quajtën errësirën një metaforë për jetën në ditët e ngrohjes globale, të pandemisë, trazirave shoqërore, të zgjedhjeve të pafundme.

E çuditshme dhe të përçonte një ndejsi të keqe. Dhe sa do të zgjasë është ende e paqartë, po ky është qielli i pushtuar nga tymi i zjarreve masive në Los Angeles dhe San Fransisko. Për herë të parë, lindja e nesërme e diellit nuk duket më një gjë e sigurt.