Bota Botë e Çuditshme

Qytetari kalon testin për shofer… pas 128 tentativash!

Një britanik ka dhënë pjesën teorike të provimit të patentës 128 herë, pa sukses. Shpenzimet për provimet arritën gati 3500 euro. Gjatë testit kontrollohen rregullat e trafikut dhe njohuritë për sjellje të sigurt në vozitje, përmes pyetjeve me zgjedhje të shumëfishtë dhe fragmenteve video ku duhet të identifikohen situatat e rrezikshme. Pasi të përfundohet pjesa teorike, vijon provimi praktik.

Të dhënat britanike tregojnë se rekordmeni në pjesën praktike e kaloi provimin vetëm pas 21 tentativash. Ndryshe nga ai, dy kandidatët e tjerë kanë dhënë pjesën praktike 37 herë pa sukses. Ndërkaq, shoferët e vendit tonë thyen më së shumti rregullat e trafikut tokësor, duke lënë pas vendet e rajonit ajo renditja e parë. Sipas një studimi për vitin 2024, në nivelin e rreptësisë, Shqipëria ka 26,94 pikë nga 100 në total, teksa Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova rezultojnë më të ashprat e rajonit.

Sa i takon Evropës, Danimarka është në vendin e parë për rreptësinë më të lartë në drejtimin e automjeteve, me 83,81 pikë nga 100. Ndërkaq, Norvegjia dhe Spanja pasojnë Danimarkën, respektivisht me 82,46 dhe 85 pikë. Shkalla e pikëve të rreptësisë nga 0 për vendin më pak të rreptë, deri te 100 për vendin më strikt, u llogarit duke renditur fillimisht dënimet e secilit vend sipas kategorive të ndryshme (si gjobat për shpejtësinë e lejuar, gjobat e drejtimit në gjendje të dehur, përdorimit të celularit etj.) në krahasim me vendet e tjera evropiane.