Sport

“Rally Albania”, 80 sportistë nga e gjithë bota spektakël në sheshin “Nënë Tereza”

Rreth 180 sportistë nga 15 vende të ndryshme të botës do të garojnë nga data 9-16 qershor në edicionin e 14-të të garës më të vjetër në Ballkan “Rally Albania”. Itinerari me gjatësi prej rreth 2000 km do të përshkruajë Shqipërinë, për 7 ditë nga veriu në jug. Ceremonia e hapjes do të bëhet më datë 9 qershor ora 20:00 në sheshin “Nënë Tereza”  ndërsa gara fillon të nesërmen në orën 10 :00. Më 16 qershor do të bëhet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. Këtë vit do të ketë dhe një hapësirë dedikuar fansave të Motoçiklizmit që do të ngrihet në qendër të sheshit “Nënë Tereza”.