Një ditë pasi BE-ja vendosi të shtyjë me një vit, hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, Kryeministri akuzon Opozitën. Përmes një postimi në “Facebook”, Edi Rama shkruan: “Mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë! Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur”, – shkruan shefi i Qeverisë.