Kryeministri Rama ishte në Sarandë ku zhvilloi një dëgjesë publike me pakicat kombëtare. Rama tha se “Qeveria është e angazhuar në marrëdhënie të frytshme me Greqinë”, ndërsa vlerësoi si “Të jashtëzakonshëm”, progresin në Marrëveshjen për Detin. Nga Saranda, Rama iu përgjigj akuzave se në këmbim të çeljes së negociatave, ka pranuar kampe refugjatësh në Shqipëri: “Nuk do të ketë kampe. Shqipëria, s’do të bëhet pikë grumbullimi për refugjatët”. Rama është optimist në prag të samitit të 28 Qershorit, por nuk kurseu akuzat për qëndrimin e Opozitës. Ndërkaq, gjatë takimit në Sarandë, qytetarët iu ankuan Kryeministrit për pronat e vendimet e gjykatësve, që i cilësuan “Të padrejta”. Rama tha se për këtë do t’iu vijë në ndihmë Vetting-u.