Aktualitet

Çelja e negociatave, Rama: Kemi kohë 12 muaj për thellimin e reformave!

Kryeminstri Edi Rama, gjatë një takimi me anëtarët e qeverisë dhe grupin kuvendor të Partisë Socialiste, tha se “data e çeljes së negociatave është vendosur me afat kohor” dhe pa kushte shtesë. Rama, akuzoi opozitën e cila sipas tij gjatë gjithë kohës ka luftuar që Shqipëria të mos bëjë asnjë hap drejt integrimit europian. Kreu i qeverisë shtoi se data për për çeljen e negociatave nuk është kurrë imediate pas rekomandimit pozitiv, por ka hapësirë kohore në mes që lidhet me konsensusin e domosdoshëm mes vendeve të Këshillit Europian”. Kryeministri bëri me dije se në vjeshtë Shqipëria do të vizitohet për herë të parë nga një president Francez. Ndërkaq ai tha se: “Si mund të shtyhet një datë që nuk është vendosur akoma? Si mund të pranohet që të ndizet drita jeshile për një vend të mbytur me korrupsion e krim? Miqtë tanë ndërkombëtarë na pyesin se si ka mundësi që opozita jonë e do me kaq pasion mosçeljen e negociatave? Si ka mundësi që bën këtë që nuk e ka bërë asnjë opozitë e vendeve të tjera? Ka mundësi sepse kjo është mundësia e vetme për këtë opozitë. Tamam si mallkim që na ka ndjekur rrugë më rrugë. Nuk ka shqiptar me mend në kokë që mbyll sytë e veshët përballë kësaj fitoreje. Nuk humbasim 12 muaj, por kemi kohë 12 muaj për thellimin e reformave”, theksoi Rama.