Nga Asambleja Kombëtare Socialiste, Kryeministri Rama përsëriti mbështetjen për propozimin e djeshëm të Kryedemokratit Basha lidhur me Vetting-un e politikanëve. Rama bëri të ditur se ka autorizuar përfaqësuesit socialistë të kontaktojnë me ata demokratë: “Unë jam gati, madje të fillojë nga mua. Por një komision bipartizan nuk mund ta bëjë këtë. E kemi shumë seriozisht, kam ngarkuar Taulantin që të komunikojë me zotin Spaho, por edhe deputetë të tjerë”, tha Rama. Shefi i Qeverisë e ftoi Bashën të ulen në tryezë, nëse sipas tij e ka seriozisht.