Aktualitet

Rama: Në 1 vit janë punësuar mbi 28 mijë persona

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në 1 vit janë punësuar mbi 28 mijë persona. Në një takim me Drejtoritë Rajonale të Punësimit, Rama iu referua periudhës maj 2017- deri në gjysmën e vitit 2018. “Kjo është një shifër që do të përqeshet ndoshta në rrjetin e komentatorëve, por është realiteti. Siç është realitet edhe fakti që përmes Zyrave të Punës janë punësuar mbi 14 mijë persona në këtë 6-mujor”, theksoi kreu i qeverisë.