Aktualitet

Rama: Në janar ose shkurt do sjellim e-albania 2.0!

Në konferencën e fundvitit me gazetarët kryeministri Rama ka paralajmëruar se ealbania 2.0, pra versioni 2 do të futet në përdorim.

Lajmi vjen pas akuzave të SPAK ndaj drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj për pabarazi në tendera dhe korrupsion.

“Rrini, prisni se shumë shpejt në janar, shkurt, do të dalim me e-Albania 2.0, falë AKSHI. Do ketë shumë gjëra të reja në atë sistem për shqiptarët. Prandaj shqiptarët votojnë PS. Prandaj shqiptarët e votojnë masivisht PS. Jo janar, jo shkurt. Në 2029, do llafosemi prapë,”, tha Rama.