Kryeministri Rama prezantoi sot projektet e reja të Qarkut Vlorë, ku tha se Aeroporti i Vlorës do të hapë rreth 27 mijë vende të reja pune. Rama foli për Aeroport Ndërkombëtar, konkurrues i drejtpërdrejtë me Rinasin. Shefi i Qeverisë konfirmoi se po shkohet drejt përfundimit të negociatave që aty të aplikohen tarifat më të ulëta në rajon.