Qeveria po përgatit marrëveshje me ekipin Manchester City për akademi futbolli në qytetin e Durrësit. Dy ditë më parë, nga qyteti i Durrësit Rama bëri me dije se Akademia e një prej klubeve prestigjoze evropiane do jetë pjesë e sportit në Durrës, kjo për të rinjtë e talentuar në sportin e futbollit.
Terrenet sportive që do të vihen në dispozicion të Akademisë së Futbollit do jenë pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Kujtojmë se kreu i qeverisë ka hapur edhe një konkurs në Facebook ku fton komentuesit që të gjejnë emrin e skuadrës që do të ketë Akademinë në Durrës. 11 nga fituesit do të fitojnë nga një fanellë të firmosur nga lojtarët e tyre të preferuar.
Mësohet se marrëveshja do të bëhet me ekipin anglez Manchester United. Rama do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako.