Aktualitet

Rama: “Nuk do të ketë kampe refugjatësh në Shqipëri”

Ndërsa u konfirmua se nuk do të ketë kampe refugjatësh në Shqipëri, Kryeministri Rama deklaron  se “Nuk do të pranojmë kurrë të tilla kampe, sepse kjo do të thotë që t’i trajtosh njerëzit e dëshpëruar si mbetje toksike që askush nuk i do”. Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Rama kujdeset të theksojë se “Edhe në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shqipëria nuk do të ndërtonte kampe refugjatësh”. “Kriza e refugjatëve duhet të trajtohet pavarësisht nga gjendja aktuale e përpjekjeve tona të pranimit në BE”, – nënvizon shefi i Qeverisë.