Aktualitet

Rama për “La Republica”: Opozita në Shqipëri nuk ka shanse të fitojë në zgjedhje

Në një intervistë për gazetën italiane, “La Repubblica”, kryeministri Rama tha se “Opozita në Shqipëri nuk ka shanse të fitojë në zgjedhjet lokale në qershor, ndaj lidershipi i saj do të donte të shmangte përgjegjësinë për humbjen”. Rama e dha këtë intervistë gjatë vizitës 1-ditore në Itali. “La Repubblica” shkruan se “Edi Rama nuk duket i shqetësuar që në Tiranë opozita po bën thirrje për dorëheqjen e tij dhe zgjedhje  të parakohshme. Shefi i qeverise ishte dhe në studion e emisionit “Porta a porta” të gazetarit Bruno Vespa në Rai Uno, për të cilin dha intervistë dhe Lulzim Basha. Kryedemokrati tha se “Zgjedhjet e 2017-ës u blenë me paratë e drogës”. Ndërkaq, Rama u shpreh se “Në shesh nuk është populli, por estabilishmenti”.