Aktualitet

Zjarr në një banesë në Korçë, ndërron jetë i moshuari, detajet e para

Një zjarr në një banesë në Korçë pasditen e sotme, teksa I moshuari 74-vjeçar Urim Hysolli ka ndërruar jetë.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri sapo ka rënë në një kat të pallatit, ndërsa tymi po përhapet edhe në gjithë pallatin.

Aktualisht kanë mbërritur zjarrfikësit dhe forcat e policisë të cilët po bëjnë evakuimin e banorëve.

Dyshohet se shkaku i zjarrit është si pasojë e një pakujdesie por ende nuk konfirmohet.

Po ndërhyhet për tu bërë e mundur fikja e zjarrit e më pas grupi hetimor do të bëjë zbardhjen e plotë të rrethanave.