Kryeministri Rama prezantoi projektin “Smile Albania”, mbi mbarëvajtjen e sezonit turistik ku përfshihen disa organizime të rëndësishme. Rama theksoi se në 3 muajt e parë të vitit ka një rritje të turistëve me 12% krahasuar me një vit më parë. Kryeministri tha se ky është një projekt për të çuar buzëqeshjen te turistët, por edhe për të promovuar lirshmërinë e plazheve nga papastërtia. Ndërkaq ai tha se: “Ky do të jetë sezoni më i pastër, sezoni më i sigurt dhe me volumin më të madh të mundësive për argëtim dhe aktivitete alternative përveç plazhit dhe rërës”, tha Rama.