Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kryeministri Rama ka zgjedhur Shkodrën si qytetin e fundit për të bashkëbiseduar me qytetarët, dy ditë para se ata të votojnë për të zgjedhur të parin e bashkisë.
Në qytetin e vetëm të qeverisur nga opozita, Rama përmendi problematikat e qytetit të Shkodrës dhe arsyet përse ky qytet nuk është zhvilluar në aspektin ekonomik, kulturor, të turizmit etj, si qytetet e tjera.
Rama tha Shkodra është i vetmi qytet në vend që i ka të gjitha nga natyra por fatkeqësisht nuk po menaxhohen siç duhet.
“Rrugën Shkodër Velipojë nuk e bëri Beneti me Berishën por e bëmë ne me Benetin dhe është investim strategjik, është të ndërtosh një tjetër aks strategjik për ekonominë e turizmin shqiptar. Rrugën Shkodër- Theth nuk e bëri Beneti me Berishën por ne me Benetin. Së bashku me rrugën Shëngjin-Velipojë e anasjelltas që është ende në ndërtim. Ata thonë i kemi bërë detyrat tona po r a i kanë marrë lekët e shpronësimit njerëzit. Dëmshpërblimet e përmbytjeve nuk bëhen. Ai që Beneti e quan zoti Berisha e ka shumë të thjeshtë formulën, ka pasur njerëz plot që e kanë marrë sapunin dhe e kanë ngrënë për djathë parmixhano. I humburi më i madh që nga viti 1992 në Shqipëri është Shkodra, më i madhi, Nuk ka humbur sa Shkodra askush tjetër se askush si Shkodra nuk i ka dhënë mbështetje më të madhe atij që Beneti i thotë Zoti Berisha. Shkodra megjithëse ka nga zoti dhe nga natyra më shumë se gjithë të tjerët, ka sot më pak se gjithë të tjetër. Askujt zoti nuk i ka dhënë si bekim më shumë se Shkodrës. Puna është ti thuash bravo atyre që nuk e kanë lënë këtë dhuratë të zotit të kthehet në mërzi. Zoti askujt nuk i ka dhënë lum liqen det mal e alpet mbi kokë. Historia jonë që ka qenë shumë koprrace me shqiptarët, megjithatë Shkodrës prapë i ka dhënë shumë, i ka dhënë bekimin e shumë figurave të mençura në këtë vend. Ka vetëm një gjë që nuk funksionon këtu, vota, ka shkuar në mënyrë të vazhdueshme në drejtimin e gabuar dhe duke i thënë përmes votës bëni çfarë të doni ata janë sjellë gjithmonë e më keq, se unë nuk e kuptoj dot ndryshe pse kjo është bashkia më e ndotur e Shqipërisë. Vota që i është dhënë atyre aq bujarisht pa i kërkuar llogari, pse të zgjohet herët njeriu nëse e ka rrogën e garantuar, si pastruan si nuk pastruan do t thonë prapë votën do na e japin se do të luftojmë komunizmin. Si i morën apo jo votat këtu nuk përcakton a jemi qeveri në qendër nuk jemi ne që paguajmë është Shkodra që paguan. Të ketë Korça 400 mijë turistë në vit dhe Shkodra mos të arrijë as 100 mijë. Të shkojnë çdo fundjavë 3 mijë njerëz në Belsh dhe mos të ndodhë kjo në SHKODËR, pse duhet të ketë kontrast kaq të madh. Të kesh inat kalin e për inat ta lësh karrocën në tako është budallëk, s’je i detyruar me përkëdhel kalin merr karrocën e fillo punë. Po mirë hyp sipër karrocës e ngre dy gishta duke thënë fitore, po pastaj? Pse në Theth ka plehëra ndërsa në Bogë jo? Sepse Boga është e Malësisë së Madhe. Dua që Shkodra të futet në makinën e madhe ku janë motorët e ekonomisë. Në Vlorë nuk ndalonte njeri, kalonin e iknin poshtë se nuk kishte ku rrije. Po them ngaqë na erdhi mundësia të bëjmë projekte, kompleksin turistik me marinën e teatrin, të bëjmë dhe ndërhyrjen te liqeni nga Zogaj në Shirokë, që është pjesë si të ndezim motorët e ekonomisë e pastaj nuk do të jetë Shkodra që do të ketë zili Vlorën e Korçën por do të jenë ato që do të kenë zili Shkodrën.”- tha Rama në Shkodër.
Rama tha se me projektet e reja, qytetet e tjera të zhvilluara do ta kenë zili Shkodrën, e cila i ka pasur gjithmonë kapacitetet dhe nuk është në nivelin e duhur të zhvillimit.
“Nëse neve na jepet mundësia që ta bëjmë atë projektin e hyrjes së Shkodrës, të kompleksit turistik me marinën me amfiteatrin në këmbët e kalasë, pjesën e ndërhyrjes tek liqeni nga Zogaj në Shirokë, dhe pastaj nuk do jetë Shkodra që do ketë zili Vlorën apo që do shohë me zemër të thyer Korçën apo ku di unë. Do jenë ato që do kenë zili Shkodrën. Kemi 2 programe të mëdha investimesh. Nëse marrim drejtimin me Benetin, i bëjmë shumë më shpejt, nëse do merremi jo më jep lejen jo prit të vijnë zgjedhjet, do të vonohet Shkodra, zhvillimi dhe ekonomia. Duhet të jesh i verbër të mos e shohësh. Është dita më 14 maj për të votuar pa komplekse, ata që s’duan të dëgjojnë i them rrini në shtëpi mos dilni fare. Zotit Berisha i ka humb vula i ka humb partia s’është fare ne fletën e votimit. Ça është kjo tani. Midis Likes dhe meje, prap Liken do zgjidhni a jeni në vete? Demokratë që do shkojnë atje për inatin tim dhe për inat të ardhmes, inat të moshuarve, inat të pastërtisë dhe ndriçimit, do të thonë atje bashkë fitojmë me Like Floririn.
Do çohen shpirtrat e atyre që kanë ik në bot tjetër me plagët nga torturat dhe do thonë ej “o nipa dhe mbesa a jeni në vete, pse mo për Liken u vram ne, me Liken do luftoni komunizmin që nuk ekziston”. E vetmja mënyrë të bëhet të rezistojë e djathta është me hap rrugën se është rruga e mbyllur. Unë për atë punoj që opozita të jetë e dobët por në fund nuk është faji im, ata çfarë bëjnë. Dita e parë në parlament, un në foltore lexoj programin e qeverisë, fjalia e par atyre Edi Rama të japë dorëheqjen. Nëse keni ardhur me këto mend do të dëgjoni programin e mandatit të tretë, duhet të nxirrni pse e humbni. Të ndryshojë Puka Fushë Arrëzi, Vaju i Dejës e mos të ndryshojë Shkodra, këtë nuk di ku ta vej, as në qiell as në tokë nuk rri. Ta bëjmë Shkodrën zemrën e gjithë Shqipërisë”-tha Rama nga Shkodra.