Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një statusi në “Facebook” ku shkruan se “Dje, Samiti i BE-së për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë për Kampin në Shqipëri”. “Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s’ka asnjë lidhje me planet e BE-së për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp”, – thekson Rama.