Gjatë ‘prime’ të mbrëmshëm, për herë të parë Gjesti ka parë dhe ka dëgjuar deklarata që Xheneta ka dhënë në Fan Club në Top Channel për të dhe lidhjen e tyre më parë. Ai tha se me Eglin nuk ka luajtur në asnjë moment, por nëse është kuptuar kështu dhe ajo është lënduar, ai është gati të tërhiqet.
Ditën e sotme, Gerta dhe Laerti kanë diskutuar lidhur me klipin e parë, teksa ky i fundit u shpreh:
Kjo është hakmarrja ime tha ai, pra çfarë ke bërë ti me këtë vajzë qenka hakmarrja jote. Ai e tha qartë, kjo është hakmarrje siç ke bërë ti që s’ke patur mëshirë për mua, edhe unë në të njejtën mënyrë. I papjekur emocionalisht, kalama, ç’lidhje ka ai të dijë çfarë është marrëdhënia.
Kujtojmë, se i pyetur nga Loredana se si e përjetoi situatën, teksa pa Xhenetën në klip, Gjesti u shpreh:
Çfarë kam përjetuar unë aty. Një tmerr… Nuk ka shpirt. Kam parë çfarë duhej. Kam parë gjëra shumë të ulëta. S’ka pasur askush mëshirë për mua. Asnjë ndjesi. Po vazhdoj të tjera gjëra, ajo po vazhdon të tjera.