E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka diskutuar më shumë mbi lajmet më të fundit që po qarkullojnë nga bota e showbizit.
Egli do të bëjë një emision për fëmijë në “E Diell”, që quhet “Yes Day”. Si e pe këtë lëvizje të saj?
Mendoj se Egli është akoma duke gjetur formatin e saj, se ku do realisht që të përqëndrohet, në televizion, në muzikë, në aktrim… Personalisht, nëse unë do të isha menaxherja e Eglit, do më dukej pak absurde të kalosh nga koncertet duke kërcyer lart e poshtë, në një emision kalamajsh. Sepse është një format komplet tjetër e nuk e di se sa do t’i përshtatet. Por ndoshta Egli ka parë gjatë verës që ai format nuk i përshtatet, pra që të jetë nëpër koncerte, duke kërcyer, gjëra të këtij lloji dhe do diçka tjetër.