Gossip Live From Tirana

“Për hir të këngës”/Rea Shena: Nuk shkojnë me njëri-tjetrin! Çifti Ledri-Xhensila, strategji marketingu…

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka diskutuar më shumë mbi lajmet më të fundit që po qarkullojnë nga bota e showbizit

Disa pamje janë bërë virale në rrjet ku duken Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Ledri i ka hedhur poshtë zërat që thonë se janë në një lidhje së bashku, por fotografitë tregojnë të kundërtën. Si e sheh ti këtë situatë?

Me sa pashë, ishin fotografuar diku në brigjet e Spanjës. E kemi diskutuar edhe herë të tjera, që në showbiz pritet çdo gjë, edhe gjëra që mund të bëhen për të marrë vëmendje. Nuk duhet të harrojmë që ata sapo kanë lançuar një këngë në duet bashkë. Nga ana ime, si një person që merret me VIP-at dhe që ndonjëherë më është dashur edhe vetë të iniciojë ndonjë gjë të tillë, mendoj se mund të jetë thjesht për vëmendje mediatike, që të vazhdojë dhe kënga dhe ata si çift mediatik i showbizit të vazhdojë të marrë vëmendje. 

Mendon se është një lloj strategjie?

Mendoj se është një strategji marketingu.

Nëse kjo do të ndodhte vërtetë që ishin çift, a mendon se shkojnë bashkë?

Të them të drejtën, deri diku. Nuk i shoj se janë në preferencat e njëri-tjetrit, me çfarë kemi parë deri më sot.