Gossip Live From Tirana

Habit Rea Shena: “Jozi më i suksesshëm se Gjesti…”

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka diskutuar më shumë mbi lajmet më të fundit që po qarkullojnë nga bota e showbizit.

Si i ke parë ngjarjet e fundit me Gjestin, ai nuk ka qenë shumë aktiv dhe me fansat e tij…

Realisht më vjen keq për këtë që i ka ndodhur Gjestit. Uroj që të dalë nga ajo gjë e zezë që është futur, sepse statuset e tij dukeshin që ishin shumë të vakët. As ai vetë nuk dinte se çfarë po ndodhte.

Kush ishte më i suksesshëm këtë verë?

Jozi, jashtëzakonisht. Menoj që Jozi ndejti në atë të veten, plus është më popullor, shkon më shumë tek publiku. Plus që ka një audiencë tjetër, shkon dhe nëpër dasma. Sa vijnë dhe i shtohen lekët. Kështu që realisht Jozi ka pasur një verë fitimprurëse dhe të bukur.