BEST OF LIVE FROM TIRANA
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka diskutuar më shumë mbi lajmet më të fundit që po qarkullojnë nga bota e showbizit, por duke u ndalur edhe tek turizmi në Shqipëri. Çfarë çalon në vendin tonë sipas saj?
Një temë e komentuar në showbizin tonë është marrëdhënia e komplikuar mes Livias dhe Mevlanit. Çfarë ka ajo për të thënë për këtë?
Kur nuk ka gjëra të reja për t’u marrë, do vazhdojmë të merremi me gjëra të vjetra. Kjo është një histori që bëri goxha bujë kur ndodhi, dhe njerëzit duan-s’duan, fillojnë dhe i rikthehen për të parë se çfarë ka ndodhur. Kjo është situatë që sa herë qetësohen, fillojnë e merren prapë nëpër gojë për të njëjtën gjë. Nuk më duket fare normale, se sa vite kanë kaluar nga ky muhabet, aq vjet sa dhe vetë show… Më duket skandaloze që të merremi akoma me muhabete të tilla. E mira do ishte që të mbaronte, që dhe njerëzit ta kuptonin se nuk më gjë për t’u marrë me këtë histori, se çfarë do nxjerrin më? Mendoj që çdo e vërtetë ka dalë.