Gossip Live From Tirana

Rea Shena për opinionistët e mundshëm të BBV5: “Arbër Hajdari dhe…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka diskutuar më shumë mbi lajmet më të fundit që po qarkullojnë nga bota e showbizit, si dhe thashethemet lidhur me edicionin e ri të “Big Brother VIP”.

Kush mendon se do të jenë opinionistët e këtij edicioni?

Me çfarë kam dëgjuar, Arbri do të vijojë që të jetë opinionist dhe si gjithmonë një femër do jetë në krahun e tij.

Mendon se do të jetë sërish Neda Balluku apo do të jetë dikush tjetër?

Neda e ka treguar që ishte një opinioniste e mirë, e denjë dhe i përshtatej atij formati. Nuk e shoh të pamundur që të jetë prapë Neda pjesë e opinionistëve. Neda pavarësisht çdo gjëje, është shumë diplomatike. Edhe Arbri e ruan atë qetësinë, diplomacinë, pavarësisht se i thotë gjërat në një formë që mund të spikasin, të të vrasin, prapë është diplomatik. Ndoshta një person tjetër që mund të ishte më gjaknxehtë di ishte më mirë.