Gossip Live From Tirana

Debate apo sherre? Rea Shena parashikon: Në BBV 5 do mbizotërojnë…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka diskutuar më shumë mbi lajmet më të fundit që po qarkullojnë nga bota e showbizit, si dhe thashethemet lidhur me edicionin e ri të “Big Brother VIP”.

Çfarë mendon se do të mbizotërojë këtë vit në “Big Brother VIP”, debatet e forta apo do të jetë edicioni i dashurisë?

Mendoj se debatet e forta do të vazhdojë dhe këto ngacmimet midis personazheve. Duke parë se çfarë ndodhi dhe me Eglën, dhe me Gjestin, që ishin shumë të futur me personazhet, të godisnin njëri-tjetrin. Mendoj që kjo gjë do të vazhdojë, sepse ata që kanë qenë jashtë dhe e kanë parë “Big Brother”, e kanë kuptuar që kjo gjë shet shumë. Dhe mendoj se do e përdorin në favor të vet. Tek pjesa e dashurisë, ndoshta mendoj se e kanë kuptuar që në atë lojë të jep një lloj favori, por nuk është gjëja kryesore. Kështu që mendoj se do të vazhdojnë ngacmimet dhe debatet e forta. Ky popull i ka qejf dramat dhe thashethemet. Edhe ‘love storyt’ i do me drama.