Këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar pas lajmeve se është rrahur nga disa të ftuar gjatë një dasme.
Përmes një postimi në InstaStory, ai ka sqaruar se gëzon shëndet të plotë dhe se ngjarja është ekzagjeruar në media.
Faleminderit Zotit, jam mirë me shëndet. Ju lutem, mos e ekzagjeroni shumë lajmin, ishte thjesht një keqkuptim me disa nga dasmorët, asgjë për t’u shqetësuar
-ka shkruar ai.
Kasapi theksoi se nuk ka arsye për alarm dhe i kërkoi ndjekësve të tij të mos shqetësohen për situatën.