Skuadra angleze e Chelsea-t u rikthye mbrëmë nga një disavantazh 0-1 për të mposhtur skuadrën spanjolle të Real Betis-it 4-1 dhe për të fituar Conference League-n, ndeshje e zhvilluar në Vraclav të Polonisë. Me këtë fitore, skuadra angleze u bë e para që fiton të tre kupat e UEFA-s, ku dy të tjerat janë Champions League dhe Europa League.
Abdessamad Ezzalzouli i dha Betis-it një epërsi të hershme, që në minutën ‘9-të, por golat në pjesën e dytë nga Enzo Fernandez, Nicolas Jackson, Jadon Sancho dhe Moises Caicedo i siguruan Chelsea-t trofeun në ndeshjen që përfundoi në rezultatin 1-4.
“Blutë” e Enzo Maresca-s, fillimisht pa frymëzim dhe duke qenë në disavantazh me një gol nga Eze Abde (‘9), luajtën një pjesë të dytë të zjarrtë, shpërblyer me golat e Enzo Fernandez-it (’65), Nicolas Jackson-it (’71), Jadon Sancho (’83) dhe Moises Caicedo (’90+4).
Betis po përpiqej të fitonte titullin e parë europian, por nuk i ofroi asgjë Chelsea-t pas pushimit. Për skuadrën spanjolle ishte finalja e parë europiane në histori. Ndërkaq, Chelsea synoi të bëhet klubi i parë që fiton të gjitha garat kryesore të UEFA-s e ia doli këtij synimi. Finalja u transmetua live dhe ekskluzivisht në Digitalb, nga ora 21:00 e mbrëmjes së djeshme.