Showbiz

Realizimi i ri i “Cats” një dështim i madh sipas publikut

“Cats” është shfaqur disa herë në “Broadway” ku më i fundit ka patur protagoniste kryesore, këngëtaren e famshme Nicole Scherzinger që duhet theksuar se shkëlqeu me rolin e saj.

Kjo shfaqje gjithmonë është dhënë në teatër por regjisori i “Les Miserables” mendoi ta kthejë në një film. Realizimi i ri i “Cats” tashmë shoqërohet edhe me një trailer që nuk është pritur aspak mirë nga audienca.

Ky film është përballur me kritika të ashpra për efektet e shumta speciale, për ekzagjërimin e maceve ku disa prej tyre kanë gjoks dhe veshin taka.

Shumë njerëz kanë shkruar në Twitter se ky trailer është i tmerrshëm madje edhe i frikshëm. Sakaq, këngëtarja Taylor Swift e cila është një prej protagonisteve është detyruar të heqë opsionin e komenteve në publikimin e trailerit për shkak të mënyrës negative që është pritur.