Kreu i grupit kuvendor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, vuri në dyshim deklaratat e ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin për sa i përket kampit të refugjatëve. Vasili tha se ka ardhur koha që ajo të ikë ndërsa shtoi se ajo gjithmonë flet pas Edi Ramës dhe gjithmonë thotë të njëjtat gjëra si ai. Ndërkaq ai shprehu se: “Gjermania thotë me gojën plot na i kërkuan vetë shqiptarët refugjatët. Vllahutin thotë jo. Deklarimet për refugjatët vijnë nga të katër anët, nga Brukseli nga Franca etj dhe Vllahutin prap thotë jo. Kryeministri bullgar flet për ish-at e ISIS ndërsa Vllahutin thotë jo. Pse nuk hesht xhanëm?! vijon reagimin e vet Vasili.