Si gjithmonë, Kim Kardashian nuk zhgënjen kur bie fjala për marketing dhe vëmendje.
Një balonë gjigante në formën e siluetës së saj ka tërhequr vëmendjen në Times Square, New York.

Instalacioni, që përshkruan yllin e famshëm të veshur me bikini nga linja e saj SKIMS Swim, është pjesë e një fushate promocionale për markën e Kardashian. Pamja e pazakontë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga kalimtarët dhe fansat.
Ky promovim është një nga më të mëdhatë të SKIMS, që po vazhdon të zgjerojë ndikimin e saj në industrinë e modës dhe të veshjeve sportive.