Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti i vranët dhe me reshje shiu me intensitet mesatar ka përfshirë pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në mënyrë të izoluar ka shtrëngata afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e Alpeve bien reshje bore në formën e stuhive. Në veri-verilindje në lartësitë mbi 100 metra dhe jug-juglindje në lartësinë mbi 200-300 metra ka reshje dëbore me intensitet deri mesatar.
Në pjesën tjetër të vendit në orët e pasdites, reshje bore me intensitet të ulët (flokë bore).
Gjithashtu, mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era fryn me drejtim veriperëndim-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, fiton shpejtësi deri në 24 m/s, me valëzimin në dete të forcës 4 ballë.
Temperaturat luhaten:
Shkodër
0/13
Re shi
Kukës
-1/5
Re borë/shi
Lezhë
1/12
Re shi
Dibër
-3/5
Re borë/shi
Durrës
5/13
Re shi
Tiranë
5/14
Re shi
Elbasan
0/12
Re shi/borë
Berat
0/14
Re shi
Vlorë
4/16
Re shi
Korçë
-1/5
Re shi
Gjirokastër
0/9
Re borë/shi
Sarandë
7/15
Re shi/borë