Aktualitet

Reshjet e shiut shuajnë 90% të vatrave të zjarreve në vend!

I nxehti përvëlues i la vendin reshjeve të shiut që kanë përfshirë pjesën më të madhe të territorit duke ndikuar ndjeshëm në shuarjen e 90% të vatrave të zjarrit që ishin aktive prej disa ditësh. Në fshatrat e Vlorës, Delvinës, Dibrës e Korçës raportohet se flakët janë neutralizuar.

Ndërkaq, reshjet e shiut shkaktuan probleme në rrugën kombëtare Burrel-Milot, ku gjatë natës pati një rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, duke sjellë bllokimin e këtij segmenti rrugor për rreth një orë.

Në Elbasan, reshjet zgjatën për një kohë të shkurtër, por të shoqëruar nga era, shkaktuan thyerje të degëve të pemëve në rrugët e qytetit apo dëmtime në tendat e diellit të disa banesave e bizneseve.

Sot vendi ynë është nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti mbetet me vranësira e reshje shiu, fillimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të territorit, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në orët e para të ditës.

Pas orëve të mëngjesit, reshjet vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri pasdite. Nga pasditja, reshjet lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male. Era fryn e lehtë e me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim dhe me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet e lugina hera-herës arrin deri 10 m/s. Valëzimi në dete është i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër

17/29

Diell, vranësira, reshje

Kukës

14/28

Diell, vranësira, reshje

Lezhë

18/28

Diell, vranësira, reshje

Dibër

15/26

Diell, vranësira, reshje

Durrës

18/29

Diell, vranësira, reshje

Tiranë

19/29

Diell, vranësira, reshje

Elbasan

17/30

Diell, vranësira, reshje

Berat

16/30

Diell, vranësira, reshje

Vlorë

19/29

Diell, vranësira, reshje

Korçë

15/26

Diell, vranësira, reshje

Gjirokastër

16/27

Diell, vranësira, reshje

Sarandë

16/29

Diell, vranësira, reshje