Edhe pas gjyqit të katërt të zhvilluar ndaj ish manjatit të naftës Rezart Taçi, Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli të pafajshëm. Por, prokuroria e akuzon se nuk kishte paguar 8 milion euro detyrime tatimi dhe taksash, duke shmangur TVSH-në apo taksën e karbonit, gjatë kohës që ka patur nën administrim kompaninë ARMO. Konstatimi u bë nga një audit i tatimeve që kontrolloi veprimatrinë për vitet 2011-2013. Rezart Taçi gjykohet në mungesë pasi prej më shumë se dy vitesh ndodhet i arrestuar në Zvicër.