Showbiz

Rihanna, këngëtarja femër më e pasur në botë

Rihanna ka premtuar se së shpejti do të lançojë albumin e saj më të ri muzikor që pritet me padurim nga fansat.

Teksa ajo është duke mbajtur këtë premtim, Forbes ka vendosur të bëjë një kërkim mbi pasurinë e saj. Sipas prestigjoses, Rihanna është këngëtarja femër më e pasur në botë me një pasuri prej 600 milion dollarësh.

Ajo renditet e para teksa Maddona e ndjek e dyta me 570 milion dollarë, Celine Dion e treta me 450 dhe Beyonce e katërta me 400 milion dollarë.

Pasuria e 31-vjeçares nuk vjen vetëm nga shitjet e albumeve muzikore apo biletave të koncerteve por gjithashtu nga marka e saj e të brendshmeve dhe makiazhit, “Fenty Beauty”.

Kjo markë vetëm në lançimin e saj të parë në vitin 2017 arriti të grumbullojë plot 100 milion dollarë fitime.