Showbiz

Rihanna konfirmon album e saj më të ri

Më në fund vetë Rihanna ka konfirmuar se së shpejti do të lançojë në treg albumin e saj të ri që pritet me padurim nga fansat.

Prej shumë kohësh këngëtares e cila ka qenë e përqëndruar tek biznesi i linjës së saj kozmetike dhe të veshjeve intime i është kërkuar që të publikojë projekte të reja muzikore.

Në një intervistë për “T Magazine”, ylli i “Wild Thoughts” u shpreh se albumi i saj mund të quhet “R9” ashtu siç i drejtohen fansat e saj.

Bukuroshja 31-vjeçare tregoi se për këtë album është frymëzuar nga fansat e saj të cilët e kanë mbështetur dhe këshilluar që të mos heqë dorë nga muzika.