Fansat e yllit të muzikës pop kanë ngelur të shokuar pasi kuptuan se kanë shqiptuar emrin e saj gabim gjatë gjithë karrierës së këngëtares.
Gjatë një prezantimi të shkurtër për “Vogue” 31-vjeçarja tha për herë të parë emrin e saj i cili shqiptohet “Ree-Anna” dhe jo “Ree-Ah-Na” ashtu siç jemi mësuar ta themi zakonisht.
Fansat e saj në të gjithë botën shprehën habinë e tyre nëpërmjet disa postimeve në rrjetin social Twitter.