Aktualitet

Rikonfirmohet në detyrë Gjyqtarja e Apelit Vlorë, Brikena Ukperaj

Gjyqtarja e Apelit Vlorë, Brikena Ukperaj rikonfirmohet në detyrë. Në deklarimet e kandidates për Këshillin e Lartë Gjyqësor nuk u konstatuan shkelje. Vendimi pozitiv pasoi protestën e një familjeje që e ka denoncuar gjyqtaren për zvarritjet në procesin e tjetërsimit të 220 hektarëve tokë në Karaburun. Por, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nuk i mori parasysh ankesat për Ukperajn.