Sezoni i 5-të i “Elite” do të dalë më 8 prill në Netflix dhe do të ketë tetë episode. Pjesa më e madhe e aktorëve të sezonit të katërt do të rikthehen, por atyre do t’u bashkohen Valentina Zenere dhe André Lamoglia. Zenere luan Isadora-n, kurse Lamoglia do të luaj Iván, djalin e yllit më të madh të futbollit në botë.

Bashkë-krijuesi i serialit, Carlos Montero premtoi se fansat e “Elite” nuk kanë parë ende asgjë.
Si krijues dhe si spektator më stimulon, më ngushëllon, më inkurajon. Dhe sezoni i pestë ka qenë kaq i mrekullueshëm, kaq i gjallë, saqë e di se do t’i rikthehem më shumë se dy dhe tre herë. Është një ushqim për shqisat.
Gjithashtu edhe bashkë-krijuesja e serialit “Elite”, Jaime Vaca tha se:
Sezoni i ri tregon sa i pasur është dhe sa shumë ka ende për të treguar. Në vend që t’i mbarojë avulli, ai hap rrugë të reja dhe histori të reja që janë më interesante, më argëtuese dhe më emocionuese.
Nuk kemi mbaruar me lajmet e mira, pasi “Elite” do të ketë një sezon të gjashtë. Sjellim në vëmendje se aksionet e Netflix kanë rënë më shumë se 2% në rreth 332 dollarë secila, niveli më i ulët në 52 javë. Kjo është një ulje me më shumë se 50% në periudhën 52-javore të kompanisë. Hera e fundit që aksionet u shitën për rreth 332 dollarë ishte në 20 mars 2020, pikërisht kur po vendoseshin kufizimet pandemike.