E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Inida Gjata ose siç njihet ndryshe “Zhaku”. Si ka ndryshuar jeta e saj tani që është larguar nga Shqipëria dhe është bërë nënë e një djali dhe çfarë projektesh po planifikon ajo së shpejti?
Pse ke vendosor ta quash djalin Amon?
Të them të drejtën, fjala ‘Amon’ është një fjalë tepër e përdorur nga unë. Ka qenë gjithmonë pjesë e të përditshmes sim: Amon mor’ amon, amon o Zot…” Mirëpo, Kristjanit i pëlqen si tingëllon. Natyrisht ne nuk i thërrasim ‘Amon’, unë i thërras me gallatë, edhe shoqëria ime kur vjen i thërret: “Amoni, Amon dermoni, Amon mer’ amoni”. Patjetër që bëj dhe unë gallatë me këtë.