Pas më shumë se katër muajsh zvarritje, herë për mungesë të avokatit dhe herë për mungesë të Prokurorisë, sot rifilloi procesi gjyqësor ndaj dy ish-drejtuesve çekë të ÇEZ-it, Josef Heisek dhe Jan Ivan, të cilët akuzohen për mashtrime me pasoja të rënda në vendin tonë. Avokati mbrojtjes i tyre, Arben Rakipi i kërkoi gjykatës që të shpallë të pavlefshme disa ekspertiza kontabël që janë pjesë e përllogaritjes së dëmit që shkon deri në 5 milionë euro.