Rajoni

Rinis sot dialogu Prishtinë-Beograd në Bruksel

Rinis dialogu Prishtinë-Beograd në Bruksel. Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç ritakohen sot në prani të Kryediplomates Europiane Federica Mogherini. Pasi hodhi idenë e korrigjimit të kufijve, Presidenti i Kosovës është kujdesur të theksojë se nuk ka skenare për ndarje të vendit apo shkëmbim të territoreve.