Kompania Meta ka njoftuar se prindërit që përdorin mjetet e mbikëqyrjes prindërore në Instagram do të marrin njoftime nëse fëmijët e tyre kërkojnë shpesh përmbajtje që lidhet me vetëvrasjen apo vetëlëndimin. Masat do të zbatohen fillimisht në SHBA, Britani, Australi dhe Kanada, përpara se të shtrihen në vendet e tjera.
Organizata bamirëse Molly Rose Foundation e ka kritikuar ashpër këtë vendim, duke paralajmëruar se ai “mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë”. Drejtori i saj, Andy Burrows, tha se prindërit mund të alarmohen pa qenë të përgatitur për biseda kaq të ndjeshme me fëmijët. Fondacioni u krijua pas vdekjes së adoleshentes Molly Russell, e cila u vetëvranë vitin 2017 pasi ishte ekspozuar ndaj përmbajtjeve të rrezikshme në rrjetet sociale.
Kompania Meta ka njoftuar se faqja Messenger.com do të mbyllet përgjithmonë në prill 2026, duke i detyruar përdoruesit të vazhdojnë bisedat e tyre përmes facebook.com/messages ose aplikacionit Messenger në pajisjet mobile. Ky vendim është pjesë e strategjisë së Metas për të unifikuar shërbimet e mesazheve dhe për të thjeshtuar përvojën e përdoruesve, duke hequr alternativat më të vjetra për mesazhe në kompjuter.