Showbiz

Rita Ora sfilon në Javën e Modës në Paris

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka tërhequr vëmendjen gjatë Javës së Modës në Paris teksa ka sfiluar si rrallëherë për koleksionin e ri të “Miumiu”.

Ajo dukej në formë të shkëlqyer, e kuruar deri në detaje me një fustan deri në fund të këmbëve në ngjyrë blu dhe të kuqe.

Rita parakaloi në pasarelë plot vetëbesim duke u duartrokitur nga të pranishmit. Ka qenë mamaja e këngëtares, Vera Ora ajo e cila ka postuar look-un e Ritës gjatë shfaqjes nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruan: “Petulla me sheqer”.