Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj në plazhin e Sydney-t, ku u shfaq krah bashkëshortit, regjisorit Taika Waititi.
Këngëtarja 35-vjeçare tregoi linjat e saj trupore me një bikini dhe pantallona të shkurtra të verdha, duke kompletuar pamjen me syze elegante dhe një peshqir mbi supe.
Waititi, 50 vjeç, u shfaq me një stil të relaksuar veror, teksa çifti shijonte kohën në bregdet, shkruan DailyMail.
Kjo paraqitje vjen pas mbërritjes së Ritës në Australi, ku ajo pritet të marrë pjesë në eventin Vogue Forces of Fashion në Sydney dhe të performojë në Grand Prix të Formula 1 në Melbourne.
Së fundmi, Rita ka folur edhe për jetën familjare, duke treguar se roli si njerkë për dy vajzat e Taikës ka qenë një përvojë e papritur, por domethënëse.
Ajo theksoi se miqësia e fortë mes tyre është baza e martesës, e cila u zyrtarizua në një ceremoni sekrete në vitin 2022.