Bota

Zgjedhjet e qershorit në Turqi, reagon rivali i Erdoganit

Kandidati rival i Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se nëse zgjidhet president më 24 qershor, nuk përjashton mundësië e dialogut me presidentin e Sirisë Bashar al Asad. Muharrem Inçe u shpreh se nuk ka ndonjë simpati apo antipati në drejtim të tij, por në administratën shtetërore nuk duhet të ketë vend për inate”. Sipas kandidatit republikan, mbi 3,5 milionë sirianët që jetojnë në Turqi do të jenë të lumtur të kthehen në shtëpi, pasi Siria të ristrukturohet.